Seria A

Napoli, Ancelotti do të jetojë në shtëpinë e dy super sulmuesve

Një muaj e gjysmë pas lajmërimit, aventura e Carlo Ancelotti-t te Napoli mund të fillojë zyrtarisht. Trajneri emilian do të zhvillojë një konferencë për shtyp më 9 korrik, dita e grumbullimit, por zbarkimi në qytet do të bëhet më herët për arsye tekniko-logjistike.

Në fakt, ai duhet të takohet me presidentin De Laurentiis për të organizuar detajet e fundit të verës dhe, ndoshta, për folur edhe për merkaton.

Një takim ky që do të zhvillohet në një vend shumë sekret, duke parë se qendra sportive e Castelvolturno, ku Ancelotti nuk ka shkuar akoma, nuk mund të përdoret për shkak të punimeve.

Ndërkohë, zgjedhja e shtëpisë së trajnerit i është besuar vajzës Katia, e cila e ka zgjedhur në Parco Materazzo, zona Vomero, ku ajo ka gjetur edhe një apartament për vete, duke parë se bashkëshorti i saj, Mino Fulco, do të jetë dietologu i Napoli-t.

Është interesant fakti se shtëpia e Ancelotti-t, do të jetë ajo ku kanë banuar dy emra të rëndësishëm e historisë së “Axurrëve”: Edinson Cavani dhe Gonzalo Higuain. Shpresa është se, në ditën e ikjes së tij, humori i tifozëve të Napoli-t të jetë më i mirë.

Më shumë nga Seria A