Champions League

Napoli-City/Vendimi absurd, lejohen vetëm tifozët pa ushkur

Tifozët e Manchester City që do të ndjekin skuadrën e tyre në Napoli për sfidën e Champions League do të duhet të lënë në shtëpi rripat e tyre të pantallonave. Bazuar në raportimet e “Daily Mail”, klubi partenope ka vënë këtë kusht sigurie, pasi në ndeshjen e vajtjes, të zhvilluar më datë 17 tetor, tetë tifozë napoletanë i kishin përdorur rripat për të rrahur dhe dhunuar disa tifozë të City në një pub jashtë stadiumit Etihad. Gjatë përleshjeve një djalosh anglez 17-vjeçar ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.

Rezultate imazhesh për manchester city-napoli fans belts

“Është një vendim qesharak dhe absurd. E di që ka patur probleme me tifozët e Napolit në ndeshjen e parë, që përdornin rripat në vend të armëve, por pse tani duhet t’ja ndalojnë tifozëve të City? Duket sikur në Champions ndodh gjithmonë diçka me ne. Në fillim na ndaluan të vërshëllejmë, më pas na ndaluan të hyjnë në një stadium, ndërsa tani nuk na lejojnë të mbajmë veshur rripat e pantallonave”, u shpreh Kevin Parker, Sekretari i Përgjithshëm i klubit të tifozëve të Manchester City.

Rezultate imazhesh për manchester city-napoli fans belts

Për hir të së vërtetës, rregullorja e hyrjes në “San Paolo” kërkon në mënyrë eksplicite ndalimin e hyrjes me rripa që kanë togza metali të rënda, gjatë ndeshjeve, por në rastin konkret të ndeshjes së të mërkurës ndaj Manchester City, tifozët nuk lejohet të mbajnë veshur asnjë lloj rripi pantallonash, pavarësisht nga togza apo dimensioned. “Do të thotë që tifozët e City duhet të ushqehen dhe të konsumojnë pije sa më shumë për të evituar që tu bien pantallonat, duke shpresuar që kështu të kalojmë më shpejt në pikat e kontrrollit të sigurisë në aeroportin e Manchester”, vijoi me humor Parker.

Më shumë nga Champions League