Merkato

Napoli kërkon rikthimin e sulmuesit

Cavani është bërë golashënuesi kryesor i historisë së klubit pas pesë sezoneve dhe mesa duket është dëshira e Carlo Ancelotti-t që lojtari të rikthehet te Napoli.

Cavani nuk ka arritur të gjejë akordin me Paris Saint-Germain për rinovimin e kontratës dhe mund të largohet brenda verës.

El Matador nuk është harruar nga tifozët e tij, ata e konsiderojnë një hero të klubit dhe kjo është arsyeja pse presidenti De Laurentiis e ka kthyer në prioritet blerjen e sulmuesit.

Mbetet për t’u parë se sa e vlerëson PSG uruguaianin. Ndërsa për sa i përket rrogës së lojtarit, Napoli pritet t’i ofrojë një kontratë afatgjatë 4 apo 5 vite dhe rroga do të jetë më e lehtë për t’u përballuar.

Cavani thuhet se i ka krisur marrëdhëniet me klubin për shkak të largimeve të Pastore dhe Berchiche. Dhe një ndryshim ambienti do të ishte zgjidhja e duhur për të.

Më shumë nga Merkato