Champions League

Napoli-Man City, sfida e më të mirave të…

Sarri kundër Guardiola-s. Nxënësi kundër mësuesit. Një tjetër përballje, por këtë herë trajneri i Napoli-t do të ketë avantazhin e fushës. Champions League ka hyrë në fazën më të nxehtë të fazës me grupe. Napoli, në fakt, duhet të marrë patjetër pikë në ndeshjen e sotme dhe të shpresojë që Shakhtar Donetsk të humbasë kundër Feyenoord. Manchester City kryeson Grupin F me 9 pikë, më pas vjen Shakhtar me 6, Napoli me 3 dhe Feyenoord me 0. Objektivi i italianëve është që të vërë në vështirësi anglezët, me shpresën që holandezët të marrin një rezultat surprizë në Ukrainë. Nuk do të jetë e lehtë, por as e pamundur. Morali në shtëpinë e Napoli-t është i lartë pas fitores të marrë kundër Sassuolo-s, që i ka lejuar “axurrët” të rimarrin kreun e Serisë A. City, nga ana tjetër, kryeson bindshëm në Premier League. Kështu, më e mira e Italisë do të ndeshet me më të mirën e Anglisë.

Shifra dhe Fakte
– Manchester City ka qenë perfekt deri tani në Champions, me 3 fitore në të 3 ndeshjet e para të grupit dhe me tetë gola të shënuar gjatë kësaj kohe. Goli i vetëm që ka pësuar ka ardhur dy javë më parë në ndeshjen kundër Napoli-t.
– Kjo, të paktën në letër, është transferta më e vështirë e City-it në këtë grup. Në fakt, Hysaj me shokë nuk humbin në shtëpi prej 17 ndeshjesh të luajtura në të gjitha kompeticionet; humbja e tyre e fundit në shtëpi ka qenë kundër Real Madrid në 1/16-at e sezonit të kaluar.

Standings provided by Sofascore LiveScore

– Miqtë kanë shënuar në të gjitha ndeshjet që kanë luajtur në këtë sezon, me përjashtim të asaj kundër Wolves në Kupën e Ligës. Në fakt, ata kanë një ecuri më të mirë në transfertë se në shtëpi, duke parë se ”Qytetarët” kanë fituar çdo ndeshje që kanë luajtur deri tani larg shtëpisë në këtë sezon.

Më shumë nga Champions League