Seria A

“Napoli meriton respekt, por gjithçka varet nga ne”

Radja Nainggolan, i ftuar nderi në nismën e Roma-s “Shkolla e tifozerisë”, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me kampionatin italian dhe sezonin e skuadrës verdhekuq. “Jemi në gjendje të fitojmë, por duhet të përdorim kokën. Kundër Napoli-t do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë, edhe për ata që nuk janë tifozë të dy ekipeve. Kemi respekt për kundërshtarin, por duhet të tregojmë se jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona”, ka thënë mesfushori belg.

Më shumë nga Seria A