Connect with us

Futboll

Napoli, Sarri: Ndeshja në mesditë, ta shpif!!!

“Ta nisim nga e para, le t’i themi gjërat ashtu si janë: kemi luajtur në një orar ku askush nuk do të luajë. Të gjithë e mendojnë si unë, por diferenca është se e them vetëm unë: mua ma shpif të luajë në 12:30. Të luash në këtë orë sjell edhe probleme të tjera që nuk dua t’i shpjegoj tani,” – këto kanë qenë fjalët e Maurizio Sarri menjëherë pas ndeshjes që Napoli i tij fitoi ndaj Empoli. – Ndeshja u bë shumë e vështirë për ne, sepse pavarësisht se luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, ku ishim fantastikë, nuk arritëm të administronim si duhej 3 gola avantazh dhe në fund na u desh të vuanim për të marrë tre pikët.”

Pas ankesave për zhvillimin e ndeshjes me mesditë, Sarri del në mbrojtje të trajnerit kundërshtar Spalletti dhe të skuadrës së Romës, që sipas tij, u eliminuar në Europa League si pasojë e kalendarit shumë të ngjeshur. “Çfarë respekti u tregua për Romën, e cila për mendimin tim u eliminuar nga Lion vetëm sepse Liga e Futbollit në Itali nuk e ndihmoi me kalendarin?! E kam fjalën për Romën, jo për Napolin, ne gjithsesi do të ishim eliminuar nga Real, për Roma është më e fortë se Lion, por e penguan faktorë të tjerë. Spalleti po tregohet zotëri që nuk përdor një justifikim diçka që realisht e ka penguar në punën e tij.”

Më shumë nga Futboll