Seria A

Napoli shkon 2 pikë larg Juves, Bologna “i dhuron” Champions-in Inter-it

Napoli, pas një humbjeje dhe një barazimi, është kthyer te fitorja në kampionat duke mundur 1-0 skuadrën e Genoa-s në “San Paolo”. Skuadra e Maurizio Sarri-t ka përfituar nga ndalesa e bardhezinjve, të cilët kanë barazuar 0-0 kundër Spal të shtunën në mbrëmje, dhe kanë shkuar në kuotën e 73 pikëve, dy larg kampionëve në fuqi të Italisë.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë kjo e sotmja për Hysaj me shokë, të cilët kanë rrezikuar edhe të pësojnë gol në disa raste, por në fund tri pikët janë siguruar nga një gol i Albiol në minutën e 72-të. Kjo ka qenë humbja e tretë radhazi për Genoa-n, që mban vendin e 13-të në renditje.

Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Lazio-Bologna, që është mbyllur në barazim 1-1. Një rezultat ky që favorizon Inter-in, që falë ndalesës së bardhekaltërve mbetet në vendin e katërt të renditjes, i fundit që siguron kualifikimin në Champions League. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë, në sfidën e zhvilluar në “Olimpico”. Miqtë kanë kaluar në avantazh pas 3 minutash lojë me Verdi-n, ndërsa vendasit kanë barazuar në të 16-ën me Lucas Leiva.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A