Tenis

Nastase sërish polemika me Serena Williams: Plakë dhe e shëndoshë

Ish-tenisti rumun Ilia Nastase, numri 1 në botë në vitet ’70, është rikthyer protagonist dhe sërish ka thumbuar tenisten amerikane Serena Williams, këtë herë në lidhje me peshën e saj. “Serena është 36 vjeçe, sapo ka lindur dhe është e qartë që nuk është në formën e saj. Është 90kg, është e shëndoshë dhe nuk luan për këtë arsye”, tha Nastase.

Më tej, trajneri i kombëtares rumune të femrave, shtoi: “Unë kam respekt për Serena Williams, por do të më pëlqente të shihja diçka ndryshe në sportin e tenisit për femra, teniste më të ëprshtatshme për këtë sport dhe jo teniste të shëndosha”. Kohë më parë, Nastase pat lëshuar akuza raciste ndaj Serena Williams, për ngjyrën e vajzës së saj.

Më shumë nga Tenis