MMA

Nate Diaz i pandreqshëm, tymos marijuanë “live” para kamerave

Nate Diaz nuk ndryshon asnjëherë. Një nga sportistët më të dashur dhe të famshëm të UFC-së ka bërë sërish “show” gjatë eventit të UFC Night Fight 126, zhvilluar në Austin të Teksasit. Ai ndodhej në zonën VIP për të ndjekur sfidën e radhës, kur gjatë kohës që kamera i kaloi pranë, ka nxjerrë nga xhepi një cigare me marijuanë dhe më pas merr çakmakun për ta ndezur dhe tymosur atë brenda në stadium, pa pyetur për askënd. Por menjëherë regjia ka hequr pamjet televizive nga ikona e arteve marciale mikse pas këtij gjesti të Diaz, ndërkohë që pranë tij ka qenë edhe një vajzë e vogël, që ka mbetur e mahnitur nga skena edhe pse reagimet e fansave kanë qenë të ndryshme.

Më shumë nga MMA