MMA

Nate Diaz sërish në stërvitje, planifikon rikthimin në kafaz

Nate Diaz, një nga ikonat e arteve marciale mikse, ka deklaruar se “është rikthyer në aksion”. Diaz ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare “Instagram”, por kurioziteti i kësaj foto është se ai mban të veshura një palë doreza boksi. Ç’ka lë të mendosh se ai mund të provojë një sport të ri, duke imituar Conor McGregor, që vjet debutoi në boks ndaj Floyd Mayweather.

UFC i ben oferte Nate Diaz te rikthehet ne kafaz

Por nëse sporti se ku mund të duelojë sërish një ikonë e sporteve luftarake si Nate Diaz është ende një dilemë, rikthimi i tij në palestër është padyshim një lajm i mir për fansat e tij. Diaz nuk zhvillon një sfidë zyrtare që prej gushtit 2016, kur humbi revanshin me McGregor me vendim unanim të gjyqtarave, ndërkohë që e pat mundur më parë irlandezin me “submission”.

Good work wit my boy @luke_1er Back in action #beast 👊🏼

A post shared by natediaz209 (@natediaz209) on

Janë të shumtë ata që kërkojnë një përballje të tretë mes dy prej ikonave të UFC-së, por kjo gjë nuk po ndodh edhe pse ky rikthim i amerikanit në stërvitje lë të mendosh se ai është i hapur për të provuar gjithçka. Duket se viti 2018 do të jetë viti i rikthimeve të mëdha në kafaz, pasi edhe vetë McGregor nuk duelon prej 14 muajsh dhe ende nuk e ka mbrojtur titullin kampion.

Më shumë nga MMA