NBA

NBA, 4 skuadra sigurojnë kualifikimin në fazën e play off-it

Sezoni i rregullt në NBA po shkon drejt fundit, pasi ekipet kanë luajtur mesatarisht 67 nga 82 ndeshjet e programuara. Por edhe pse ka ende mjaft takime për t’u luajtur, janë prëcaktuar 4 skuadrat e para që kanë prerë një biletë për në fazën e play off-it. Ato janë Toronto e Boston në Konferencën e Lindjes si dhe Houston e Golden State në Konferencën e Perëndimit. Siç dihet, në play off shkojnë 8 ekipet e para të çdo Konference, që luajnë mes tyre për titullin e Konferencës përkatëse dhe më pas fitueset përballen për titullin kampion të NBA-së.

Renditja ne Konferencen e Lindjes

Renditjet e deritanishme janë mjaft interesante, pasi beteja për të siguruar një vend në play off është e madhe në të dyja kahet e NBA-së, me disa skuadra të përfshirë në këtë sfidë. Surprizë aktualisht është vendi i 9-të i ekipit të San Antonio në Perëndim, që rrezikon eliminimin, por edhe Chicago e Lakers e kanë një “mision të pamundur” kualifikimin. Skuadrat që matematikisht nuk kanë asnjë shans të shkojnë në play off janë Brooklyn, Orlando dhe Atlanta në Lindje si dhe Dallas, Sacramento, Portland e Memphis në Perëndim.

Renditja ne Konferencen e Perendimit

Më shumë nga NBA