Connect with us

Basketboll

Muzikë në NBA, Beyonce dëshiron të blejë Huston Rockets?!

James Harden dhe Chris Paul mund të dorëzojnë shumë shpejt fronin e personazheve më të famshme te Huston Rockets. Sipas asaj që behet e ditur në SHBA, këngëtarja e mirënjohur Beyoncé është shumë e interesuar të investojë te skuadra e Houston, që është nxjerrë në shitje nga pronari historik Leslie Alexander. Artistja 35-vjeçare, e lindur pikërisht në këtë qytet, bën pjesë në një grup investitorësh që janë gati të blejnë Huston Rockets për 2 miliardë dollarë. 1.2 milionë dollarë është vlera e klubit sipas asaj që shkruan “Forbes”, teksa Alexander shpenzoi gati 83 milionë dollarë për ta blerë në vitin 1983.

Beyonce nuk do të ishte “ylli” i parë i botës së artit që futet në NBA, pasi Justin Timberlake zotëron disa aksione te Memphis Grizzlies, ashtu si Will Smith te Philadelphia 76ers

Beyonce e ka mbajtur edhe në të kaluarën kanatieren e Rockets, duke e veshur në koncerte, teksa bashkëshorti i saj Jay-Z ka qenë më parë aksioner te skuadra Brooklyn Nets, ndërsa tani është bashkëpronar i “Roc Nations”, agjencia menaxheriale që përfaqëson disa basketbollistë në NBA, mes të cilëve Kevin Durant. Beyonce nuk do të ishte “ylli” i parë i botës së artit që futet në NBA, pasi Justin Timberlake zotëron disa aksione te Memphis Grizzlies, ashtu si Will Smith te Philadelphia 76ers. Nëse Beyonce bëhet aksionare do të rrihet edhe më shumë prestigji i skuadrës së drejtuar nga Mike D’Antonio që sapo ka blinduar një basketbollistët më të mirë në botë, James Harden, për 27 milionë dollarë.

Më shumë nga Basketboll