NBA

NBA, rilindja e Lakers nis nga talentet e të ardhmes

Rilindja dhe rikthimi i Lakers si protagonistë në NBA do të vijë nga talentet e reja ku skuadra ka vendosur të investojë e të mbështetet për të ardhmen. Idhulli i ri i ekipit kalifornian pritet të jetë organizatori Lonzo Ball, i ardhur dy muaj më parë nga zgjedhja e draftit. Një basketbollist që ka lindur vetëm 30 minuta larg me makinë nga stadiumi “Staples Center”, aty ku Lakers luajnë ndeshjet e tyre.

Skuyadra kaliforniane duket se po paguan ende gabimet që kanë bërë në merkato dhe strategji ish-drejtuesit e mëparshëm të Lakers, dyshja Kupchak-Jim Buss, ndërkohë që tani ekipi drejtohet nga një ikonë e NBA-së si Magic Johnson, legjendë me fanellën e Lakers. Dhe ai ka vendosur të investojë te lojtarë të rinj, që do të jenë e ardhmja e Lakers, si Brook Lopez e Caldwell Pope. Kjo dyshe pritet të luajë rolin e “guidës” sezonin e ri në krah të mjaft të rinjve.

Magic Johnson, legjendë me fanellën e Lakers

Sezonin e ri pritet shpërthimi i Julius Randle dhe Jordan Clarkson, ndërkohë që Brandon Ingram pritet të konfirmojë ato gjëra pozitive që pat bërë edhe sezonin e kaluar. Ky i fundit pritet të ketë në duart e tij “timonin” e skuadrës, i gatshëm për t’u bërë bashkë me ball liderët e rinj të ekipit kalifornian. Pra, shumë të rinj që mund të tregojnë talentin e ri edhe pse kjo zgjedhje mund ët jetë një risk përballë mjaft veteranëve të NBA-së.

Edhe sezonin e ri 2017-2018 skuadra do të drejtohet nga trajneri i ri Luke Walton, i dashur nga fansat, por këtë vit do të jetë puna e rezultatet e tij ato që do të vendosin për të ardhmen. Vjet e nisi mirë sezonin, por shpejt rendimenti i skuadrës ra dhe nuk arriti t’i japë ekipit ritmin e kërkuar. Ndoshta nga pëvoja e pakët, pasi ishte viti i parë si trajner i një ekipi në NBA, pasi te Warriors ishte zv.trajner.

Ingram (nr.14), pritet te jete lideri i ri i Lakers

Objektivi i Lakers sezonin e ri do të jetë një paraqitje dinjitoze në Konferencën e Perëndimit, të largohet sa më shumë nga vendet e fundit dhe, pse jo, të synojë një vend në play off. Skuadra synon të kalojë shifrën e 30 fitoreve në sezonin e rregullt, që do të ishte një sinjal drite në fund të një tuneli që zgjat prej 3 sezonesh. Gjithsiis, të gjithë pranojnë se ky ka për të qenë një vit tranzicioni, me shpresën që pas një viti të shihet realisht skuadra e madhe e Lakers, që mund të duelojë për titull. Ashtu si dikur.

Më shumë nga NBA