NBA

NBA vendos një tjetër rekord, Houston Rockets shitet për 2,2 miliardë dollarë

2,2 miliardë dollarë, një rekord në NBA. Askush më parë nuk kishte paguar një shifër kaq të lartë për t’u bërë pronar i një skuadre në NBA. Rekordin e ri e vendosi sot Tilman J.Fertitta, 60 vjeç, që është edhe pronari i ri i ekipit të Houston Rockets. Marrëveshja mes tij dhe Les Alexander, pronar i ekipit teksan që prej vitit 1993, u arrit sot dhe do të zyrtarizohet vetëm pas mbledhjes së Asamblesë së pronarëve të NBA-së, sipas rregullores. Alexander, e bleu ekipin e Houston 24 vite më parë për shumën e 83 milionë dollarëve, ndërsa sot e shet 2,2 miliardë dollarë!

Jam krenar që jam zgjedhur si pronar i skuadrës së Houston Rockets. Për mua është një ëndërr që bëhet realitet”, tha Fertitta, pronari i ri. Ish-pronari e kishte nxjerrë në shitje skuadrën që në korrik dhe nuk kishin munguar thashethemet për personazhe të nryshme për ta blerë atë. Por Fertitta, i vlerësuar si i 250-ti në listën e personave më të pasur në Amerikë, i kreu bisedimet pa zhurmë, larg vëmendjes së medias dhe e mbylli atë pa ndihmën e asnjë ortaku tjetër, duke e blerë i vetëm aksionet e ekipit teksan. Houston, nën drejtimin e Alexandër, fitoi dy tituj kampionë në NBA (1994 dhe 1995).

Më shumë nga NBA