Futboll

Ndalet nga Vllaznia, por Luftëtari parakalon Partizanin

Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja përmbyllëse e javës së 21-të të kampionatit të Kategorisë Superiore, mes Luftëtarit dhe Vllaznisë. Pavarësisht dominimit të vendasve, të cilëve nuk u munguan rastet për shënim me Bregun e Abazajn, sa për mungesë të fatit, aq edhe për meritë të Vllaznisë, kjo e fundit ka mundur të dalë nga Gjirokastra me një pikë të çmuar në luftën për mbijetesë.

Tashmë shkodranët rivendosin distancën ngaTeuta në tre pikë 4 pikë. Nga ana tjetër, skuadra e Luftëtarit, edhe pse nuk mori dot më shumë se një barazim, ka qenë mjaftueshëm për të barazuar Partizanin në kuotën e 28 pikëve, por duke e parakaluar atë në renditje, falë golavarazhit më të mirë. Tashmë gjirokastritët kanë marrë vendin e 6-të, klasifikimit.

 

Luftëtari-Vllaznia 0-0

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Beqiri, Jeckson, Ramadani, Rrapo, Aurelio, Abazaj, Shkurtaj, Bregu.

Trajner: Hasan Lika

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Lika, Vucaj, Orelesi, Çinari, Sukaj.

Trajner: Ernest Gjoka

Arbitër: Ardian Beqiri

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll