Kampionatet në Europë

Ndërhyn Raiola, i ofron Icardit kalimin te Manchester United

Mino Raiola dëshiron të veprojë si një ndërmjetës, për ta dërguar Mauro Icardin te Manchester United në verë, raporton “Corriere dello Sport”. Superagjenti i futbollit duket se synon të marrë përsipër përfaqësimin kryesor të Icardit, megjithëse sulmuesi i Interit është i lumtur të vazhdojë të punojë me agjenten aktuale, njëherazi gruaja  e tij, Wanda Nara. Kjo e fundit, me sa duket është në procesin e negocimit të një marrëveshjeje të re me Interin, megjithëse Raiola ofron gatishmërinë e të punuarit për një transferim të argjentinasit në “Old Trafford”. Diskutimet aktuale mes Wanda Nara dhe klubit zikaltër ende nuk kanë filluar, por të dyja palët kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për t’u marrë me këtë çështje në kohën e duhur. Po, çfarë ka ndërmend të propozojë “Corso Vittorio Emanuele” për Wanda dhe për pjesën tjetër të shoqërimit të sulmuesit, domethënë agjentët Ulysses Savini dhe Pino Letterio?

Do të fillojë me një rritje prej pothuajse 2 milionë euro, krahasuar me pjesën aktuale fikse të angazhimit financiar, pastaj nga 4.7 në 6.5 milionë euro. Në këmbim, Interi do të dëshironte ta anullonte klauzolën krejtësisht. Ndërsa, përveç kësaj, do të kishte një grup të pasur shpërblimesh, të lidhura me qëllimet e ekipit dhe madje, edhe ato personale. Këto do të ishin shpërblime thelbësore, disa më të lehta për t’u arritur, të tjerat më pak, por ende në gjendje për ta rritur kapitenin zikaltër. Si në të gjitha negociatat, në fazën e parë, distancat mbeten të rëndësishme, por jo të paarritshme. Tashmë, për pjesën e pagës së garantuar, Wanda fillon nga një kërkesë prej 7 milionë euro, por në të njëjtën kohë, klauzola nuk do të eliminohej, por vetëm do të rritej: deri në 150 milionë euro, por me disponueshmërinë edhe për të arritur 200.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë