Sporte Mix

Ndërkombëtarët prapakthehu, 13 sportistë rusë drejt Olimpiadës dimërore

13 sportistë rusë dhe dy trajnerë, të skualifikuar përgjithnjë nga sporti për doping nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), por më pas të shpallur të pafajshëm nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (CAS), mund të lejohen të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”, turne që nis pas 6 ditësh. IOC ka bërë me dije se për të gjitha rastet do të bëjë një vlerësim tjetër të detajuar (paneli do të drejtohet nga ish-ministrja franceze e sportit Valerie Fourneyron) para se të marrë një vendim përfundimtar.

Delegacionet e para olimpike mberrijne ne Kore

Komisioni i etikës si IOC pat pezulluar përgjithnjë nga sporti 43 sportistë rusë në total dhe 42 prej tyre e patën apeluar këtë vendim në CAS, që i dha pafajshmërinë 28 prej tyre. Ndërsa për 11 të tjerë, CAS io Lozanës hoqi pezullimin përjetë nga sporti, por nuk i lejoi të shkojnë në Olimpiadën dimërore që zhvillohet në Korenë e Jugut.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pak kohë më parë përjashtoi nga të gjitha eventet olimpike sportin rus për shkak të skandalit doping, ndërkohë që 169 sportistë rusë janë konfirmuar deri më tani në Olimpiadë, por të gjithë si sportistë neutralë dhe do të garojnë nën flamurin olimpik.

Më shumë nga Sporte Mix