Sporte Mix

I ndërpresin stërvitjen për një kontroll antidoping, rusët sherr me WADA-n

Komisarët e WADA-s (Agjencisë Ndërkombëtare Antidoping) ka ndërhyrë gjatë kohës që patinatorja ruse Alina Zagitova ishte duke u stërvitur, për t’i kryer një test antidoping. Ajo është një nga kandidatet për të marrë medaljen e artë në garën e patinazhit artistik në Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”. Sportistja 15-vjeçare ruse kishte vetëm pak minuta që kishte nisur stërvitjen kur mbërritën përfaqësuesit e WADA-s.

Pozitiv edhe nje sportist slloven, Rusia ne qender te akuzave

KJo ndsërhyrje pavend e përfaqësuesve të antidoping botëror ka krijuar mjaft polemika me stafin e patinatores dhe të delegacionit olimpik rus, që ka kërkuar që testi të ktyher pas përfundimit të stërvitjes. Gjithsesi, sportistja ka ndërprerë stërvitjen dhe ka kryer kontrollin antidoping, por tensioni ka qenë i lartë në sallën ku zhvillohej stërvitja e sportistëve. Ky test erdhi pak orë pas pozitivitetit të sportistit rust ë garave të curling, fitues i medaljes së bronzit në Olimpiadë.

Më shumë nga Sporte Mix