Champions League

Ndeshja Barça-Juve nis me mesazhe politike në “Camp Nou”

Ndeshja Barça-Juve nis me mesazhe politike në “Camp Nou”

Kur e gjithë bota priste me padurim që të shihte një ndeshje spektakolare Barcelona-Juventus në mitikun “Camp Nou”, tifozët katalanas sot shfrytëzuan rastin për të dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Beteja e Katalonjës për të qenë e pavarur vazhdon dhe, për t’i treguar çdo shteti se Spanja është kundër demokracisë, meqë nuk lejon popullin vendës të vendosë për fatin e vet, mbështetësit e Barçës para takimit shpalosën dy banera domethënës.

“SOS democracia” (SOS demokracia) dhe “Welcome to the Catalan Republic” (Mirësevini në Republikën Katalanase) qenë shkrimet e tyre. Padiskutim, miliona njerëz nga mbarë globi i lexuan. Misioni u krye!

Më shumë nga Champions League