• Ndeshja e kontrollit, Vllaznia fiton 5-1 para Ulqinit

    Publikuar: 7 Jan 3:25

    Me fitoren 5-1, në favor të ekipit të parë të Vllaznisë, është mbyllur testi i kontrollit, që ka zhvilluar ndaj ekipit B të këtij klubi. Ndeshja miqësore është zhvilluar paraditen e sotme, në fushën sportive “Reshit Rusi”, pikërisht një ditë para se kuqeblutë të nisen për stërvitje drejt Ulqinit. Vllaznia A e ka nisur takimin me portierin Agoviç, më pas në mbrojtje janë aktivizuar Gurishta, Bicaj, Vrapi e Marku. Në mesfushë, ndërkohë, kanë luajtur Kapaklija, Bardulla, Tafili e Vecaj, ndërsa në sulm Hajdari e Pepa. Pjesa e parë e kësaj miqësoreje është mbyllur në barazim 1-1, ku për ekipin e parë ka shënuar Vrapi, ndërsa ka barazuar Djepaxhia për ekipin B.

    Vllaznia do të luajë të dielën në Durrës ndaj Teutës.

    Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Selimaj, Cicmil, Krymi, Kruja, Kalaja, Shtubina, Çinari dhe Hebaj, teksa kanë ardhur katër gola të tjerë për ekipin e pare, që kanë patur për autorë Cicmil, Shtubinën dhe dy herë Kalajën. Përfundimisht, 5-1 për Vllazninë A, e cila tregoi një formë të mirë në këtë test. Trajneri Cungu ka aktivizuar të gjithë futbollistët që ka patur në dispozicion, të cilët, duke luajtur në këtë miqësore, nuk kanë pyetur as për temperaturat shumë të ulëta, që kanë mbizotëruar. Skuadra shkodrane, ditën e nesërme do të niset drejt Malit të Zi për një stërvitje 10 ditore, pikërisht në prag të nisjes së gjysmës së dytë të sezonit.


    Lexo postimet e tjera