Kampionati Shqiptar

Ndeshja europiane me Mariborin, Partizani ka njoftim me rëndësi për tifozët

Partizani vijon përgatitjet në Ohër të Maqedonisë, ku ka zhvilluar e fituar 1-0 një ndeshje miqësore. Gjithçka është e fokusuar te ndeshja e parë e turit të parë kualifikues të Ligës së Europës, që të kuqtë e trajnerit Skënder gega do ta luajnë më 12 korrik, ora 17:20, në “Selman Stermasi”.

Përballë, kryeqytetasit do të kenë sllovenët e njohur të Mariborit. Klubi 15 herë kampion i Shqipërisë ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët e vet, të cilët i fton të jenë të shumtë në numër, në mbështetje të skuadrës së zemrës, edhe pse orari në fakt është pak “ters”: “Ju njoftojmë se për këtë ndeshje, çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1000 lekë. Biletat në tribunat C, D1, E, F, G dhe H do të kushtojnë 300 lekë. Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2. Tifozëria mike nga Sllovenia do të akomodohet në sektorët e tribunave H1 dhe H2. Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga 5 korriku, pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”, e cila do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 17:00”.

 

 

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar