Champions League

Ndeshja luhet më 22 nëntor, nuk ka më bileta në Torino

Juventus do të kërkojë me çdo kusht të fitojë ndaj Barcelonës më 22 nëntor, në ndeshjen e parafundit në grup të Champions League dhe është mundësia për të siguruar biletën për në turin tjetër dhe për të mos rrezikuar gjithçka në ndeshjen e fundit në grup, atë ndaj Olympiacos në Athinë. Bardhezinjtë në “Allianz Stadium” të Torinos luajnë vazhdimësinë, por mbi të gjitha, është mundësia për t’u hakmarrë ndaj Barcelonës që i shkaktoi një humbje të rëndë në “Camp Nou”, 3-0.

Pikërisht për këtë arsye, interesimi i tifozëve të Juventus ka qenë maksimal, edhe pse duhen edhe më shumë se dy javë që të luhet kjo sfidë. Sipas vetë klubit bardhezi, të gjitha biletat që kanë dalë në shtije për këtë duel janë zhdukur brenda pak minutash, pas një fluksi të madh kërkesash. “Pak minuta pas shitjes së lirë, të gjitha biletat kanë përfunduar dhe janë shitur”, – njoftoi klubi bardhezi, duke lënë të zhgënjyer mijëra tifozë, të cilët kishin aplikuar edhe online.

Më shumë nga Champions League