Ligue 1

Ndeshje të mërzitshme, PSG merr më pak të ardhura nga TV

Megjithëse Paris Saint-Germain është shpallur kampion i Ligue 1 me një avantazh të madh nga vendi i dytë, ka arkëtuar 1,1 milionë euro më pak se vitin e kaluar nga të drejtat televizive.

Klubi ka përfituar 56,7 milionë euro në krahasim me 57,8 milionë eurot e vitit të kaluar.

Minuti vjen për shkak të suksesit të PSG. Ndeshjet e kampionëve ishin shumë të mërzitshme për shikuesit, prandaj janë shfaqur më shpesh ndeshjet e Olympique Marseille.

Në Francë paratë e të drejtave televizive ndahen në bazë të vendin në renditje, renditja në pesë vitet e fundit dhe zgjatjes së transmetimit.

Marseille ka fituar 51,7 milionë euro nga të drejtat televizive, ndërsa në fund ishte Troyes me 15,7 milionë.

Më shumë nga Ligue 1