Connect with us

Futboll

Ndëshkoi Fenerbahce me gol perfekt, Ekuban pret oferta nga menaxherët

Goli i vetëm i Partizanit në miqësoren e luksit përballë Fenerbahces, në atë humbje 3-1, mban firmën e bomberit të të kuqve, Kaleb Ekuban. Sulmuesi i Partizanit është shprehur mjaft i këanqur dhe entuziast në përfundim të takimit, duke komentuar testin e të kuqve, sikurse dhe shfaqur kënaqësinë e shënimit të golit, në sytë e shumë menaxherëve të pranishëm, prej të cilëve mirëpret oferta, mbi të gjitha pas atij goli perfekt të realizuar.

Rezultate imazhesh për ekuban fenerbahce

Ekuban realizoi golin e vetëm për Partizanin në miqësoren e humbur ndaj Fenerbahce me rezultatin 3-1.

“E kemi nisur disi keq fillimin e ndeshjes, por më pas e morëm disi veten. Jam shumë i gëzuar që arrita të shënoja, dhe gjithashtu jam i lumtur që e ndihmova skuadrën në këtë fazë. Sigurisht menaxherët ishin të pranishëm, mund të vijë ndonjë ofertë. Por, unë jam i përqëndruar këtu dhe dua ta bëj më së miri punën time këtu. Renditja që jemi, tregon që jemi për titull kampion. Unë do të përpiqem të bëj maksimumin tim”, përfundoi Kaleb Ekuban.

Më shumë nga Futboll