Gossip

Ndodh në Francë, modelja shkelmon topin e parë të ndeshjes (video)

Malika Menard, Miss-Franca në vitin 2001 bëri shkëlmimin e parë të topit në ndeshjen e luajtur mes Caen dhe Angers, në “Ligue 1”.

 

Malika Menard, Miss-Franca në vitin 2001 bëri shkëlmimin e parë të topit në ndeshjen e luajtur mes Caen dhe Angers, në “Ligue 1”. Çdo gjë është e postuar në “YouTube”. Futbolli është gjithmonë një justifikim për të parë njerëz të famshëm. Malika Menard ishte e ftuara e nderit dhe arbitri mori mundësinë për ta puthur. Modelja franceze u shfaq në fushë dhe iu afrua rrethit qendror për të shkelmuar topin dhe marrë duartrokitje të shumta të tifozëve në stadium.

Ndeshja, sigurisht ishte e bukur për të dhe pjesën tjetër të publikut; por nuk pati fund të mirë për vendasit. Angers fitoi 3-2 dhe arriti të konsolidojë veten në mes tri vendeve të para të klasifikimit. “Ligue 1” udhëhiqet aktualisht nga AS Monaco, ekipi i drejtuar nga Leonardo Jardim, i cili po kërkon të rrëzojë nga froni PSG-në.

Më shumë nga Gossip