Futboll

Ndreu: “Ditë e zezë, humbje që na kushton!”

Më i zhgënjyer se kurrë në këtë sezon është shprehur trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu në përfundim të ndeshjes që ekipi i tij humbi sot përballë Partizanit, me rezultatin 2-1 në “Selman Stërmasi”. Ndreu, i cili irritimin e tij më të madh e ka me repartin e mbrojtjes, për ato dy gola të pësuar shumë shpejt që në pjesën e parë, nuk përmbahet, por përkundrazi ka preferuar që të përmendë nominalisht atë që e konsideron edhe si hallkën më të dobët në skuadrën e tij. Sipas Ndreut, kjo disfatë i kushton shumë Kamzës, dhe Europa tashmë konsiderohet si një mision shumë i vështirë, me objektiv gjashtëshen e parë të klasifikimit. Image may contain: 4 people, people standing and outdoor

“Jam totalisht i pakënaqur, sidomos në pjesën e parë. E nisëm shumë keq ndeshjen dhe  dhuruam dy gola. Prapavija ishte në ditën më të zezë. Morëm goditje psikologjike. Në pjesën e dytë krijuam volum, por nuk ishim të saktë para portës. Janë djem të rinj, pa eksperiencë. Ishte një ndeshje e dobët shumë e mbrojtësit Leli. Duhet të marrë ngakesë fizike. Morëm një humbje që na kushton. Ishim përgatitur për të marrë një barazim. Futbolli i tillë është, nëse merr dy gola e vështirë të përmbysësh rezultatin. Fili zhvilloi vetëm ndeshjen e parë, do pak kohë të përshtatet. Presim të fitojnë formën fizike lojtrarët që erdhën në merkaton e janarit. Europa është e vështirë, shoresojmë të renditemi në 6-shen e parë”, deklaroi trajneri i Kamzës Ramadan Ndreu.

Më shumë nga Futboll