Kampionati Shqiptar

Çudit Ndreu: Fukui do ta çojë Kamzën aty ku e meriton

“Kartoni i kuq na solli dëmtimin e gjithë lojës, duke na lënë me një lojtar mangët. U desh shumë kohë për ta kuptuar që loja fillon edhe me dhjetë futbollistë. Të them të vërtetën kishim shumë mungesa sot. Kjo skuadër ka karakter, ka grintë. Nuk pajtohet me humbjen dhe kjo tregon që ka potencial të madh. Megjithatë, kjo do të thotë që lojtarët duhet ta kuptojnë se kanë potencial. Jemi një skuadër në rritje. Kemi treguar nivel të lartë. Sot ishte një ndeshje, ku futbollistët kanë vrapuar shumë. Dua të përgëzoj në veçanti Fukuin, që tregoi se është një lojtar i fuqishëm, një motorr i vërtetë, që do ta çojë Kamzën aty ku e meriton. Edhe pse me 10 vetë, në fund rrezikuam 4-5 herë para portës. Presidenti kishte vendosur premio për fitoren? Po, e vërtetë. Shpërblimi do të jepet, por shumën nuk e di. Sidoqoftë, ne luajmë për ngjyrat e fanellës. Të tilla ndeshje tregojnë karakterin tonë. Një shembull se nuk duhet të pajtohemi kurrë me rezultate negative. Në ndeshjet brenda fushës sonë duhet të tregohemi më agresivë, sidomos në majën e sulmit.”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar