• Në ankand atletet me të cilat Bolt vendosi rekordin e 100m

    Publikuar: 17 May 3:55

    Atleti xhamajkan Usain Bolt ka vendosur të falë atletet me të cilat ai ka vendosur rekordin botëror të garës së 100 metrave, në finalen e Botërorit 2009 të atletikës, të zhvilluar në Berlin. Spriteri ia ka falur sot atletet e tij znj.Lady Allen, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Kingstonit, kryeqytetit të Xhamajkës. Ajo do t’i nxjerrë në ankand pas dy javësh dhe shuma e mbledhur do të shkojë për bamirësi, për fondacionin që drejtohet nga vetë Allen, “Issa Trust Foundation”.

    Bolt mban ne duart atletet e rekordit

    Ka qenë vetë Bolt ai që ka konfirmuar këtë lajm, duke postuar edhe një foto bashkë me Lady Allen, të cilës po i dhuron atletet me të cilat është vendosur rekordi botëror 9”58. Ende nuk dihet shuma nga e cila do të nisë ankandi, por fakt është se ato atlete janë historike, duke qenë se me to Bolt ka vendosur rekordin e botës në 100 metra, 9”58, kohë e cila është ende në fuqi. Sprinteri xhamajkan mban edhe rekordin botëror të garës së 200 metrave (19”19) si dhe atë të stafetës 4×100 metra vendosur bashkë me patriotit e tij, duke qenë “njeriu më i shpejtë në botë”, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike.

    Bolt pas vendosjes se rekordit te 100 metrave ne Berlin 2009

    Lexo postimet e tjera