Ligue 1

Në Francë janë të sigurt se cili do të jetë trajneri i Paris SG

Trajneri i ardhshëm i Paris SG do të jetë Thomas Tuchel. Për këtë është i bindur “Canal Plus”, sipas të cilës trajneri gjerman ka firmosur me klubin parisien për dy sezonet e ardhshme, me opsionin për ta shtyrë kontratën për një sezon të tretë.

Për të zyrtarizuar marrëveshjen klubi francez po pret fundin e finales së Kupës së Francës, më 8 maj, si shenjë respekti karshi trajnerit aktual Unai Emery, që fitoi titullin kampion në Ligue 1.

Te PSG, Tuchel do të ketë fuqi të plotë vendimmarrje të merkato.

I dashuruar pas lojës së bukur, trajneri gjerman është i fiksuar pas detajeve ku përfshihet edhe dieta e futbollistëve.

Lojtarëve të Dortmund nuk i lejoheshin makaronat, picat, pijet me gaz, çokollatat dhe ëmbëlsirat. Futbollistët e Parisit janë të paralajmëruar…


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Ligue 1