Boks

Në futboll është “VAR”, në boks do të mund të përdoret “BAR”

Pas “VAR”-it në futboll vjen “BAR”-i në boks, një ndihmë video-teknologjike, emërtimi i plotë i së cilës është “Bout Analisys Review”, që do të shërbejë për të analizuar, nëse do të kërkohet nga një boksier që mendon se është dëmtuar nga vendimi i gjyqtarëve, fazat e ndeshjes dhe që mund të përmbysë rezultatin fillestar.

Deri më sot, pas një ankese zyrtare, mund të arrihej vetëm përjashtimi i gjyqtarëve, vendimet e të cilëve janë konsideruar të dyshimta. Por rezultati i ndeshjes mbetej i pandryshuar. Kjo do të ndryshojë tani. “NAR” do të përdoret në Lojërat Olimpike, nga Tokyo 2020, dhe duhet të shërbejë për të shmangur problemin e vendimeve skandaloze që kanë dëmtuar shpesh në Lojërat Olimpikë imazhin e “artit fisnik”.

Kjo risi historike është zyrtarizuar të enjten, pas mbledhjeve të zhvilluara në Romë mes eksponentëve më të lartë të komisionit teknik të Aiba-s, Shoqata Ndërkombëtare e Boksit, dhe të komitetit ekzekutiv. Një mbledhje që është kërkuar nga presidenti i përkohshëm Franco Falcinelli, i cili ka marrë drejtimin pas skandalit financiar që ka goditur paraardhësin e tij Wu Ching-kuo.

Më shumë nga Boks