Bundesliga

Në Gjermani e quajnë të kryer, Diallo te Dortmund për 25 mln €

Negociatat që kanë zgjatur për javë të tëra më në fund kanë mbaruar – dhe fituesi është Borussia Dortmund. Sipas informacioneve të Bild, Abdou Diallo do të transferohet te BVB nga Mainz për 25 mln euro.

Ai ishte një nga objektivat kryesorë të trajnerit të ri Lucien Favre dhe ka firmosur një kontratë pesëvjeçare.

Gjithsesi, transferimi do të konfirmohet zyrtarisht më 1 korrik.

Gjatë seancës stërvitore të së dielës, ai nuk ka qenë pjesë e Mainz. Drejtori Schroder: “Diallo nuk do të marrë pjesë në stërvitje pasi jemi në negociata të mira me Dortmund.”

Por shtypi gjerman konfirmon se marrëveshja është kryer tashmë.

Më shumë nga Bundesliga