Merkato

Në Itali janë të sigurt, Inter ka siguruar yllin me vlerë 45 milionë euro

Disa burime pretendojnë se Inter ka arritur marrëveshjen me Roma-n për të blerë Nainggolan për 29 mln euro plus talentin e të rinjve Nicolo Zaniolo.

Sipas Tuttosport dhe Telelombardia, negociatat janë mbyllur me sukses dhe blerja do të formalizohet më 1 korrik.

Inter pritet të paguajë 29 mln euro dhe kartonin e trekuartistit Zaniolo, i cili do të mbushë 19 vjeç muajin tjetër dhe është ylli i ekipit që fitoi Scudetto-n me Primavera-n.

Këtë sezon, Zaniolo ka kontribuar me 14 gola dhe 10 asiste në 34 ndeshje kompetitive për ekipin e të rinjve.

Nainggolan ka shprehur dëshirën të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te Roma Luciano Spalletti, i cili e ka udhëhequr Inter-in drejt vendit të 4-t duke i mundësuar kështu kualifikimin në Champions League.

Sugjerohet se belgu ka nënshkruar një kontratë me rrogë 4.5 mln euro në vit.

Më shumë nga Merkato