Seria A

“Ne kemi lojën më të bukur, Juventus ka paratë”

Kalildou Koulibaly është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napoli-t të Maurizio Sarri-t. Qendërmbrojtësi ka luajtur në të gjitha ndeshjet zyrtarë të këtij sezoni dhe ka qenë gjithmonë një nga më të mirët. Ai ka folur për ndeshjen e rëndësishme që Napoli do të luajë këtë fundjavë kundër Roma-s. “Është një ekip i madh, nuk do të jetë e lehtë për ne. Dueli me Dzeko-n? Nuk do të jetë një sfidë mes nesh. Nëse nuk luajmë si skuadër rrezikojmë të humbasim. Unë mund ta ndaloj Dzeko-n, por më pas shënon një lojtarë tjetër i Roma-s dhe gjithçka mbaron”.

Mbrojtësi ka folur edhe në lidhje me luftën për titull, që duket se do të jetë një garë dyshe me Juventus-in: “Është më e fortë? Kanë diçka tjetër, paratë. Nuk e di nëse jemi më të fortët, por unë argëtohem shumë duke luajtur me këtë Napoli. Është eksperienca më e bukur që kam patur në këtë aspekt. Por tani nuk mund të mendojmë për këtë. Ka rëndësi vetëm që të fitojmë kundër Roma-s”, ka përfunduar Koulibaly.

Më shumë nga Seria A