Futboll

Në Kinë kërkojnë “rebelin” Nainngolan

Çështja “Nainggolan” nuk është mbyllur, përkundrazi! Roma nuk e ka marrë mirë veprimin e tij në natën e ndërrimit të viteve, një festë e çmendur, jashtë kontureve të një futbollisti profesionist që e vë në dyshim grumbullimin e belgut për ndeshjen e nesërme kundër Atalanta. Por jo vetëm kaq, mesfushori rrezikon të kthehet në qendër të bisedimeve në merkato.

Image result for nainggolan

Nga Kina skuadra e Guangzhou Evergrande, drejtuar nga Fabio Cannavaro, është gati të shpenzojë 40 milionë euro për mesfushorin 29-vjeçar. Edhe pse oferta nuk është formalizuar ende duhet parë reagimi i Nainggolan, i cili në të kaluarën ka refuzuar Juventus dhe Chelsea, teksa klubi i Romës pretendon të paktën 50 milionë euro. Por nëse kinezët e kanë seriozisht, atëherë gjithçka mund të ndodhë…


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll