Futboll

Në Kupë, Tirana fiton sërish ndaj Erzenit

Bardheblutë nisin mbarë javën anti-Partizani, teksa sot Tirana ka fituar edhe ndeshjen e kthimit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Pas fitores 1-0 të dy javëve më parë, falë golit të të riut Kadriu, bardheblutë sot kanë mposhtur ekipin shijakas me rezultatin 2-0. Ndeshja është luajtur sërish në kompleksin “Skënder Halili”.

Gol: Teqja 6′, Bakaj 66′ Tirana kualifikohet per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise pasi mundi me rezultatin e…

Posted by KF Tirana on Tuesday, September 29, 2015

Bardheblutë e kanë nisur me këtë formacion: Bakaj, Kavdanski, Muça, Smajli, Hoxhallari, Malaj, Teqja, Vucaj, Kadriu, Kërçiku dhe Gilberto. Një formacion me ndryshime të konsiderueshme ai i 24 herë kampionëve që ka qenë gjithsesi i mjaftueshëm për t’i dhënë avantazhin skuadrës që në mjesën e parë, nëpërmjet golit të Olsi Teqes, në minutën e 6-të.

Tirana-Erzeni 2-0, golat u shënuan nga Teqja dhe Bakaj.

Tirana-Erzeni 2-0, golat u shënuan nga Olsi Teqja dhe Elis Bakaj.

Produktiviteti në lojë i bardhebluve ka qenë i mjaftueshëm për të mbyllur fraksionin e parë të lojës me një avantazh më të thellë, por në minutën e 28’, Gilberto ka shpërdoruar një 11-metërsh të fituar nga Kërçiku. Bardheblutë kanë pasur disa mundësi të tjera për shënim, por para portës nuk janë treguar të saktë.

Tirana kualifikohet për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, me një rezultat final 3-0 ndaj Erzenit.

Tirana kualifikohet për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, me një rezultat final 3-0 ndaj Erzenit.

Pjesa e dytë e lojës ka servirur të tjera mundësi për skuadrën e Tiranës, e cila ka shënuar golin e dytë në minutën e 66’ falë bomberit të sezonit të kaluar të bardhebluve, Elis Bakaj. Ky i fundit realizoi jo vetëm për të siguruar kualifikimin e pastër të skuadrës për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë , me një rezultat të përgjithshëm në shfirat 3-0, por njëherësh edhe për të shënuar golin e tij të parë zyrtar, pas rikthimit në skuadër. Në tur të dytë të kompeticionit, Tirana do të përballet me Besëlidhjen ose Kastriotin, të cilat do të ndeshen nesër, teksa takimi i parë është mbyllur me fitoren minimale të ekipit krutan.

[total-poll id=89766]

Më shumë nga Futboll