Futboll

Në prag të derbit, Tirana feston fitoren e Kupës së Shqipërisë

Pikërisht në periudhën më të errët për ngjyrat bardheblu në futboll, klubi i Tiranës mund të krenohet ende dhe të përjetojë lavdinë falë ekipit të moshës U-17, i cili sot ngriti kupën për të dytin vit radhazi. Skuadra U-17 e Tiranës ngritit pasidten e sotme trofeun pasi mundi në finale skuadrën e Vllaznisë pas ekzekutimit të penalltive me një rezultat përfundimtar 5-4 në favor të bardhebluve. Në stadiumin “Elbasan Arena” është mbyllur në barazim pa gola koha e rregullt në një ndeshje ku nuk munguan pretendimet nga ana e skuadrës së Tiranës, për një gol të anulluar, ndërkohë që në kampin tjetër, shkodranët u ndalën në shtylla.

Image may contain: sky and outdoor

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sulejman Mema ka dalë triumfuese pas ekzekutimit të penalltive, me portierin e Tiranës, Mata, që ka neutralizuar tentativën e Kullës për të realizuar penalltinë e pestë të shkodranëve. Ndërhyrja e portierit bardheblu vlejti jo pak por fitoren dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë që Tirana e ngriti pas fitores 5-4. Një fitore e rëndësishme në kampin bardheblu që vjen pikërisht në vigjilje të derbit që 24 herë kampionët e Shqipërisë do të diskutojnë të hënë e ardhshme ndaj Partizanit për javën e 22-të.

Më shumë nga Futboll