Connect with us

Champions League

Nedved: Pa frikë, përballje e hapur me Barcelonën

Pavel Nedved, pjesëmarrës në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, e sheh Juventusin e tij gati për Barcelonën.

Pavel Nedved, pjesëmarrës në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, e sheh Juventusin e tij gati për Barcelonën. Në bazë të goglave, pengesa tjetër që bardhezinjtë e Allegrit do të duhet të kapërcejnë në garën për Champions është skuadra katalanase, e cila vjen pas përmbysjes historike (6-1) ndaj PSG, në raundin e shkuar. Kujtojmë se këto dy skuadra ishin finalist të këtij kompeticioni në vitin 2015, me Barcelonën fituese. Shorti, në fakt, nuk ka qenë aspak dashamirëse me “Zonjën e Vjetër”, edhe pse Pavel Nedved përpiqet të mos e rrisë ngarkesën psikologjike mbi të besuarit e Allegrit. Ai deklaroi për “Mediaset” nga Nyon:

“Sfidë interesante. Jemi duke garuar me më të mirët në botë. Ne nuk shikojmë të kaluarën, por të tashmen. Le të përballemi me Barcelonën në mënyrë të hapur dhe të fitojë më i miri. Ne jemi rritur, ndaj kjo përplasje dyfishe me katalanasit vjen në kohën e duhur. Duhet të shikojmë veten tonë, të vetëdijshëm se Barcelona mund të jetë paksa më e krahasim, por jo shumë, përndryshe atëherë do të na merrte frika. Nuk ka rëndësi se ku luhet ndeshja e parë, apo e kthimit. Të dyja do të jenë të vështira. Ne duhet të jemi në formë të lartë sportive. Nëse duam të shkojmë përpara, duhet të bëjmë pak më shumë se në ndeshjet e kampionatit. Ne jemi krenar si skuadra e vetme italiane në Ligën e Kampionëve.”

Më shumë nga Champions League