Atletikë

Nën hetim ikona e atletikës, Sergey Bubka akuza për ryshfet

Ikona e atletikës botërore, ish-kampioni dhe rekordmeni i botës në garën e kërcimit me shkop, Sergey Bubka, ka përfunduar në telashe, pasi akuzohet se ka dhënë ryshfet në periudhën kur ka qenë në detyrën e shefit të thesarit pranë Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF). Një transfertë e dyshimtë parash me vlerën e 45 mijë dollarëve bërë nga Bubka në adresë të Valentin Balakhnichev është vënën nën hetim nga IAAF, lajm që është konfirmuar nga e përditshmja franceze “Le Monde”.

Ikona e gares se kërcimit me shkop, Sergey Bubka

Ne jemi duke hetuar për këtë çështje dhe po presim një informacion më të detajuar në lidhje me këtë transfertë parash”, u shpreh Ben Clothier shefi i “Athletics Integrity Unit”. Problem nuk është kjo pagesë, por fakti se kjo shumë është transferuar pas një dite nga llogaria e Balakhnichev në atë të Papa Massata Diack, djalit të ish-presidentit të IAAF-it (Lamine Diack), që është akuzuar për korrupsion. Balakhnichev është ish-president i atletikës ruse është pezulluar përgjithnjë nga sporti, i përfshirë në skandalin doping.

Më shumë nga Atletikë