Fitnes

Nënat e kanë gabim, mos hani banane në mëngjes!

Nënat e kanë gabim, mos hani banane në mëngjes!

Nënat na kanë sugjeruar gjithmonë një banane dhe një gotë qumësht për mëngjesin, por duket se ky kombinim nuk është diçka e mirë për metabolizmin tonë. Shkenca vërteton të kundërtën, duke mos e klasifikuar bananen si frutin ideal për vaktin e parë të ditës.

Problemi është se një banane ka 25% sheqer dhe një dozë relativisht të madhe aciditeti. Kur konsumon një apo dy të tilla, fillimisht do të ndihesh i ngopur në atë moment, por shumë shpejt do ta kuptosh se trupi yt ka ende nevojë për energji, pra ushqim. Bananet le të themi se janë zgjedhja ideale për vaktet e ndërmjetme, por jo për mëngjesin.

Aciditeti i lartë te bananet nuk përshtatet me stomakun bosh. Nëse e keni vënë re, futbollistët i konsumojnë bananet fill para ndeshjes ose në fund të pjesës së parë, por e bëjnë këtë thjesht për të qenë “ok” në rreth gjysmë ore apo diçka më shumë (pjesa e lojës zgjat 45 minuta) dhe jo për gjysmën e ditës.

Për ta mbyllur, duhet theksuar se produktet e shumta ushqimore që herët në mëngjes sjellin luhatje në peshë, diçka që askush nuk e do. Mëngjesin duhet ta organizoni sa më shëndetshëm!

Më shumë nga Fitnes