TECH

Nëpunësi i Twitter ç’aktivizon llogarinë e Donald Trump

Llogaria zyrtare e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në Twitter është ç’aktivizuar nga një nëpunës i kompanisë së rrjeteve sociale i cili do të largohej nga kompania të enjten dhe mbeti e ç’aktivizuar për 11 minuta përpara se të rikthehej në gjendjen e mëparshme.

“Kemi mësuar që kjo është bërë nga një nëpunës i cili ishte në ditën e fundit. Do të marrim masa,” shprehet kompania nëpërmjet faqes së saj.

“Do të vazhdojmë hetimin dhe do të marrim masat e duhura që të mos ndodhë më një rast i tillë,” vijon Twitter.

Shtëpia e Bardhë nuk është prononcuar mbi këtë ngjarje.

Trump është një përdorues i rregullt i Twitter. Ai ka 41.7 mln ndjekës në Twitter.

Image result for donald trump

Më shumë nga TECH