Connect with us

Bundesliga

Nervat në fushë, Ancelotti e fal menjëherë Robben-in

Carlo Ancelotti është një mjeshtër i qetësimit të gjakrave. Bayern sot fitoi 1-0 ndaj Borussia M’Gladbach-ut dhe tashmë e sheh veten +13 pikë nga vendi i dytë (RB Leipzig) në Bundesligë, por jo gjithçka shkoi mirë për rekordmenët. Shkaktari është Arjen Robben, i cili u bë protagonist në dy raste gjatë takimit. Holandezi fillimisht u acarua kur Robert Lewandowski e injoroi gjatë një sulmi të skuadrës, teksa nuk i fshehu nervat as kur trajneri e zëvendësoi me Renato Sanches-in. Sa tipike “Robben”, ë?

http://www.dailymotion.com/video/x5f9cao_borussia-m-gladbach-vs-bayern-munich-0-1_sport

Mënyra se si Robben reagoi shkaktoi të qeshura në stolin e bavarezëve, aq sa Xabi Alonso, Franck Ribery dhe Jerome Boateng u tallën me mesfushorin. Pas ndeshjes, Ancelotti u kujdes të shpjegojë se ndërmjet tij dhe 33-vjeçarit nuk ka asnjë çështje. “Kur luaja vetë, as unë nuk është se lumturohesha në rast zëvendësimi. Sigurisht që nuk kam asnjë problem me reagimin e lojtarit tim”, – u shpreh italiani, i cili shtoi se është i kënaqur me skuadrën e tij. “Luajtëm mirë në 45 minutat e para dhe krijuam plot raste.”

 

Më shumë nga Bundesliga