Fitnes

Nëse doni një trup të shëndetshëm, hani fruta në mëngjes, jo në darkë

Nëse doni një trup të shëndetshëm, hani fruta në mëngjes, jo në darkë

Frutat janë shumë të rëndësishme për një ushqyerje të shëndetshme dhe duhet t’i konsumojmë në mënyrë sistematike. Tre racione në ditë me frutat e stinës, të pjekura dhe të lara mirë, janë një burim kripërash minerale dhe fibrash.

Gjithsesi, duhet ditur koha e saktë se kur është e mira t’i konsumojmë. Pra, në fund të një vakti, në vend të një ëmbëlsire apo ndërmjet vakteve? Sipas studimeve shkencore, momenti ideal për të ngrënë fruta është mëngjesi ose koha ndërmjet vakteve.

Koha më pak e rekomanduar është darka. Zgjatja në kohë e tretjes mund ta bëjë më të rëndë vaktin pikërisht kur trupi përgatitet të pushojë gjatë natës. Këtë mos e harroni!

Më shumë nga Fitnes