Futboll

Nëse ikën Allegri, Juventus ka një ëndërr…

Nëse ikën Allegri, Juventus ka një ëndërr…

Zinedine Zidane e ka Juventus në jetën e tij, edhe si trajner! Andrea Agnelli ka ëndrrën e madhe te rikthejë francezin në Torino, nëse trajneri Allegri do të largohet. Fjalët e “Zizu” bëjnë që “Zonja e Vjetër” të shpresojë: “Këtu te Real jam një nga të shumtit, jam kalimtar. Kam një kontratë deri në vitin 2020, por kjo nuk do të thotë asgjë.” Kampionati zhgënjyes mund të përshpejtojë largimin nga “Los Blancos”: “Torino është shtëpia ime dhe një ditë do të kthehem”

“Kam një lidhje të veçantë me Juven dhe një ditë do të kthehem në Torino si trajner,”

Një titull në La Liga, dy Champions League, dy Superkupa të Europës dhe një Botëror për Klube, krahas Superkupës së Spanjës. Karriera si trajner e Zizu Zidane ka qenë thuajse perfekte, por nuk do të qëndrojë përjetësisht te Real Madrid dhe emri i tij ka filluar të lakohet në koordioret e Juventus. Presidenti Agnelli ka nisur të mendojë për të si pasardhësin e Allegri dhe tani që ka dalë hipoteza Low për stolin e “merengues”, kampionët e Italisë kanë nisur të ëndrrojnë.

Rezultate imazhesh për zidane juventus

Për momentin është një ëndërr e vështirë, por si Juventus ashtu edhe Zidane e dinë se “martesa” do të ndodhë një ditë. “Kam një lidhje të veçantë me Juven dhe një ditë do të kthehem në Torino si trajner,” – kanë qenë fjalët e Zidane, në vitin 2016, pasi fitoi Champions League. Kësisoj, nëse Allgeri vendos të largohet, bardhezinjtë i kanë idetë e qarta, gjithnjë nëse “Zizu” largohet nga Madrid, gjithsesi konkurenca nuk mungon.

Më shumë nga Futboll