Kampionatet në Europë

“Nëse Real Madridi do të nënshkruajë me Mbappe, duhet të veprojë shpejt”

Christian Karembeu ka paralajmëruar Real Madrid se duhet të jetë i shpejtë, nëse do të nënshkruajë me Kylian Mbappe si zëvendësues për Cristiano Ronaldon. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u largua nga “Bernabeu” më parë, këtë javë, për të kompletuar një transferim prej 100 milionë eurosh te Juventusi, diçka mahnitëse e botës së futbollit në proces.

Real Madridi tani ka një zbrazëti për të mbushur, me yllin e Chelsea, Eden Hazard, atë të PSG-së, Kylian Mbappe, me sa duket mes kandidatëve të preferuar për të zëvendësuar Ronaldon.

Karembeu, një fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 1998, por edhe një lojtar i Real Madridit gjatë karrierës së tij profesionale, nuk mendon se marrja e 19-vjeçarit do të jetë një ushtrim i drejtpërdrejtë.

“Ai është një fenomen. Nëse Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me të, atëherë duhet të veprojë shpejt”, – tha Karembeu në një aktivitet të organizuar nga “Save the Dream”, një organizatë bamirësie që mbështet dhe inkurajon përfshirjen e të rinjve në sport.

Mbappe, i cili nënshkroi me PSG-në për 160 milionë euro nga Monako, ka shpërthyer në Kupën e Botës, ku ka qenë një nga lojtarët më tërheqës të Francës, duke shënuar në mënyrë të veçantë dopietë kundër Argjentinës, në fitoren 4-3 ndaj amerikano-jugorëve.

Ndërkohë, shoku i tij i kombëtares, Antoine Griezmann, ka tre gola të shënuar në turneun e madh dhe është parë si një kandidat për të fituar “Topin e Artë”, një arritje që Karembeu beson se nuk është jashtë mundësive të tij: “Griezmann mund ta fitojë “Topin e Artë”, por që të ndodhë kjo, ai duhet të fitojë Kupën e Botës. Me të vërtetë dua që Franca të bëhet kampione bote përsëri, 20 vjet më vonë. Ne kemi vuajtur shumë në lojërat tona, por kemi arritur ta çlirojmë veten nga kjo dhe tani po luajmë mirë”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë