Seria A

Nesër fillon Serie A!!!

Nesër është dita e të mëdhave! Juventus, Inter, Milan, Napoli dhe Roma do të nisin grumbullimet për sezonin e ri më 9 korrik.

Në orën 17:00 në “Appiano Gentile” do të zhvillohet seanca e parë stërvitore e Inter nën urdhrat e Luciano Spalletti. Gjithçka me dyer të mbyllura. Dita e parë kur mund të shihet Inter i ri do të jetë më 14 korrik në miqësoren kundër Lugano.

Nga ana tjetër, tifozët e Juventus që janë përqendruar te ëndrra Cristiano Ronaldo do të kenë mundësinë të ndjekin nesër dy stërvitjet e para, njëra në mëngjes dhe njëra pasdite, pasi futbollistët kanë zhvilluar sot teste mjekësore. Në orën 14:30 do të jetë prezantimit i Emre Can.

Konferenca për shtyp e Rino Gattuso, në orën 15:00, do të shënojë fillimin e sezonit të Milan. Më 18:00, në Milanello do të zhvillohet stërvitja e parë, e hapur për tifozët.

Napoli i ri i Ancelotti ka nisur sot grumbullimin në Dimaro, nesër do të zhvillojë vizitat mjekësore, ndërsa të martën stërvitjen e parë. Do të mungojnë Mertens, Koulibaly, Mario Rui, Zielinski dhe Milik, si pasojë e impenjimit në Botëror.

Janë mbyllur pushimet edhe për Romën e Di Francesco. Pjesa e parë e punës do të jetë në Trigoria deri më 20 korrik, ndërsa më pas verdhekuqtë do të shkojnë në Amerikë për “International Champions Cup”, me tre miqësore nga data 22 korrik deri më 7 gusht.

Më shumë nga Seria A