Çiklizëm

Nesër nis edicioni i 101-të i Xhiros së Italisë, etapa e parë në Jeruzalem

Në total do të jenë 3562km që çiklistët do të përshkojnë në 21 etapat e edicionit të 101-të të Xhiros së Italisë, një nga 3 turnetë e mëdhenj të sportit të çiklizmit, që nis nesër. Ky edicion i turneut italian për herë të parë do të nisë nga një shtet që nuk është në Europë, si Izraeli, teksa në Jeruzalem do të zhvillohet nesër etapa e parë, një kronometër individual. Për të evituar ndonjë incident gjatë kohës që do të zhvillohet kjo etapë në Izrael, do të angazhohen 10 mijë agjentë policie, që do të sigurojnë që gjithçka të shkojë mirë.

Ky edicion i Xhiros konsiderohet shumë i ekuilibruar, me dy etapa që janë kronometër individual, më të shkurtër se 45km, ndërkohë që 8 etapa do të mbyllen me malore, të cilat natyrisht që do të ndikojnë në emrin e fituesit të këtij turneu. Sot është bërë prezantimi i të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, ndërkohë që në start nesër do të jetë edhe shqiptari Eugert Zhupa. Pretendentët për fitimin e këtij turneu janë Fabio Aru, Chris Froome dhe Tom Dumoulin.

Më shumë nga Çiklizëm