Ligue 1

Nesrine Bahlouli, 14-vjeçarja e Lyon që po trondit futbollin francez

Nesrine Bahlouli, futbolliste 14-vjeçare, po trondit futbollin e luajtur në Francë. Ajo është shumë e aftë teknikisht në fushë, aq sa ka shtyrë Lyon që ta përfshijë te skuadra Under 15 e meshkujve, për ta ndihmuar të përmirësohet sa më shpejt të jetë e mundur. Por historia nuk mbaron këtu. Progresi mbresëlënës i lojtares ka bindur klubin francez që të kërkojë transferimin e Nesrine në ekipin Under-19. Kurrë nuk kishte ndodhur në historinë e futbollit që një vajzë e talenatur të linte kaq mbrapa meshkujt dhe duke u ngjitur në kategorie superiore.

Por Federata Franceze e Futbollit nuk e ka lejuar kalimin e saj tek ekipi Under 19, sepse skuadrat e përziera lejohen deri te kategoria Under 16. Ajo që nuk dihet është se futbolli është një çështje familjare për Nasrine. Në fakt, pasionin për këtë sport e ka trashëguar nga vëllai, Fares Bahlouli, mesfushor i datëlindjes 1995 i Lille, i cili është përfolur shpesh verën e kaluar për një transferim te Roma. Një operacion ky që nuk është konkretizuar kurrë për shkak të dëmtimeve që e kanë përndjekur sezonin e kaluar.

Ndërkohë, beteja ligjore është vetëm në fillim, por është e sigurt se ylli i ri i futbollit francez e ka të ardhmen e siguruar në atë që është akademia më e mirë e futbollit në nivel botëror: Lyon i femrave. Kjo skuadër ka fituar 15 kampionate kombëtare dhe shumë trofe në nivel ndërkombëtar, mes të cilëve 4 Champions League për femra dhe një kampionat botëror klubesh për femra: një koleksion që meriton respekt.

Më shumë nga Ligue 1