Atletikë

Nesta Carter humbet apelin për dopingun, Usain Bolt humbet të artën olimpike

Ish-atleti xhamajkan Nesta Carter ka humbur apelin në CAS pas vendimit që ishte marrë WADA për t’i hequr medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, në stafetën 4×100 metra, pasi doli pozitiv me një stimulus. Në atë stafetë garoi edhe Usain Bolt, ku pat fituar një nga 9 medaljet e arta olimpike në karrierën e tij, medalje të cilën ai nuk e ka më. WADA pat vendosur ribërjen e testeve antidoping, tashmë me metoda më të sofistikuara dhe atleti xhamajkan Carter doli pozitiv, çka do të thotë që Xhamajka humbet medaljen e artë të asaj Olimpiade.

Në atë stafetë, bashkë me Carter e Bolt garuan edhe Michael Frater e Asafa Powell, që gjithashtu nuk e kanë më atë të artë. “Ne nuk pranojmë asnjë nga argumentet e paraqitura nga Nesta Carter, çka do të thotë që rezultati i Xhamajkës në Olimpiadë të hiqet dhe medaljet të dorëzohen. Ky është vendimi që ka marrë pane  ii CAS”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Bolt pat fituar 9 medalje ari në tri olimpiada radhazi, në garat 100 e 200 metra si dhe stafetën 4×100 metra, por tashmë një prej këtyre medaljeve e ka dorëzuar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Atletikë