Argetim

Netflix e “zhvesh” për tifozët, “Zonja e Vjetër” siç nuk e keni parë kurrë

Juventus do të zbarkojë në Netflix me një seri dokumentaresh 16 shkurtin e ardhshëm. Do të jenë tre episode me titullin “Skuadra e Parë: Juventus FC” që studiojnë nga afër një nga skuadrat me më shumë tifozë në botës.

Ky dokumentar me seri do të ndjekë historitë e protgonistëve të këtij sezoni, duke ofruar një portret intim të futbollistëve me imazhe brenda dhe jashtë fushës, për të kapur “nga brenda” eksperiencat e vërteta që e bëjnë Juventus-in një nga skuadrat më tërheqëse në botë.

Në fkat, tifozët do të kenë mundësinë të shohin atë që ndodh në prapaskenë dhe do të ndihen më afër se kurrë me skuadrën që ka fituar gjashtë tituj radhazi në kampionatin italian, por kryesisht me disa prej protagonistëve më të mëdhenj, si legjenda Alessandro Del Piero dhe futbollistë të tjerë, si Federico Bernardeschi, Giorgio Chiellini, Douglas Costa, Gonzalo Higuaín, Claudio Marchisio, Miralem Pjanic, Daniele Rugani, kapiteni Gianluigi Buffon dhe trajneri Massimiliano Allegri.

Më shumë nga Argetim