La Liga

Neto largohet nga Juve për Valencia-n

Portieri i Juventus-it, Neto thuhet se do ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin spanjoll në radhët e Valencia-s, në vend që të bashkohet me Napoli-n në Serie A. Bardhezinjtë pritet të nënshkruajnë me portierin Wojciech Szczesny si rezervë për Gianluigi Buffon këtë verë, me polakun që do të marrë përsipër portën kur veterani të dalë në pension pas Kupës së Botës “Rusi 2018”. Kjo e ka shtyrë 27-vjeçarin të largohet nga elita e futbollit italian pas një eksperience 7 vjeçare.

Image result for Neto buffon 2017

Napoli u diskutua si një destinacion i mundshëm për shkak të pasigurisë mbi të ardhmen e spanjollit Pepe Reina, por sot “Tuttomercatoweb” raporton se portieri brazilian do të bashkohet me Valencia-n. Neto bëri vetëm 11 paraqitje në Serie A në dy sezonet e tij me Juventus-in që pas transferimit nga Fiorentina si lojtar i lirë në vitin 2015, por ai ishte portieri i parë i Juves në Coppa Italia me “Zonjën e Vjetër” që e fitoi trofeun në të dy vitet.

Më shumë nga La Liga